Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

​Deputetët nënshkruajnë vetëm për mëditje, Nagavci paralajmëron masa

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e sotme pa arritur të miratojë një nga 14 pikat e parapara, pasi gjatë shqyrtimit ishin më pak se 50 deputetë. Madje, kishte edhe deputetë që vetëm u nënshkruan për ta marrë mëditjen dhe nuk qëndruan në sallë. Për këta u tha se do të merren masa.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në mbyllje të seancës kërkoi

Nagavci: Do të kërkoj të fshihen emrat e deputetëve që nënshkruan dhe dolën nga salla

“Rrjedhimisht duhet të ndërpremë punimet e kësaj seance. I lus shefat e grupeve parlamentare që të kontaktojnë qoftë me kryetaren dhe të tregojnë se kur do të jenë në gjendje t’i sjellin deputetët dhe të kemi kuorum për ndryshe nuk ka kuptim kështu. Po ashtu, më lejoni që të gjithëve t’iu tërheq vërejtjen që mos të kemi raste që deputetët me ardh me nënshkruar dhe me dal prej sallës, sepse të njëjtit sot do të kërkoj që të fshihen emrat e atyre që vepruan në këtë mënyrë, por të mos përsëritet, iu kisha lut për kujdes“, tha ajo.

Seanca nisi me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, ndërsa u shqyrtuan dhjetëra projektligje, të cilët nuk janë hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...