Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

​Dimitrov në takim me kolegun irlandez: Irlanda është shembull i shkëlqyer për tu ndjekur, jemi të lumtur që janë miq tanë

Shkup, 9 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot kishte video- takim me Ministrin Shtetëror për Punë të Jashtme të Irlandës, Tomas Brn. Zëvendëskryeministri Dimitorv iu falenderua për mbështetjen e vazhdueshme në procesin euro- integrues dhe rikujtoi se si mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit, Irlanda ka vend të veçantë në agjendën evropiane të vendit.

ZKQ Dimitrov: “Tregimi ynë evropian filloi pikërisht gjatë kryesimit të Irlandës me Unionit, në vitin 2004. në Dablin aplikuam për anëtarësim në BE. Nga aty, miqtë tanë irlandez në mënyrë të vazhdueshme përpiqen për atë që kemi në mundësitë tona, dhe jam i bindur se do të qëndrojnë pran nesh edhe pas fillimit të negociatave, gjithmon duke ndarë përvoja dhe njohuri.”

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimin bilateral, si dhe për modelet për ballafaqimin me sfidat e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Në takim u diskutua edhe për dhënien e përvojës së frytshme dhe shumëveçare në shfrytëzimin e fondeve të IPA-s. Bashkërisht u konstatua edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në kuadër të instrumentit-IPA, në veçanti bashkëpunimi me Institutin Irlandez për Administratë Publike, bashkërisht duke u zotuar për riaktivizimin e sërishëm të tij.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...