Agjencia Zhurnal.KS
Bota

​Hapja e zonës më të madhe të tregtisë së lirë është një fitore për multilateralizmin

Pas 28 raundeve të negociatave zyrtare që zgjatën për tetë vjet, procesi i nënshkrimit të marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) përfundoi me sukses .Kjo shënon fillimin zyrtarisht të ndërtimit të zonës së tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe, strukturën më gjithëpërfshirëse dhe potencialin më të madh të zhvillimit në botë.

Çfarë do t’i sjellë botës RCEP-i? Në një analizë të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) theksohet se kjo marrëveshje jo vetëm do të thellojë integrimin ekonomik rajonal dhe do t’i japë impuls ekonomisë botërore, që ndodhet në rënie për shkak të epidemisë, por gjithashtu do të demonstrojë gatishmërinë e madhe të vendeve të rajonit për të mbështetur multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, duke i provuar se bashkëpunimi është mënyra e duhur për të arritur përfitime të ndërsjella dhe rezultate fitimprurëse.

Sipas prezantimit zyrtar të Kinës, krahasuar me marrëveshjet e tjera të tregtisë së lirë, RCEP-i është më gjithëpërfshirës dhe mbulon të gjitha aspektet e liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimit të investimeve. Më të njëjtën kohë, marrëveshja përputhet me nevojat e ekonomisë digjitale, të tilla si përfshirja e të drejtave të pronësisë intelektuale të nivelit të lartë dhe e tregtisë elektronike, si dhe miratimi i një liste negative, si angazhim për hyrjen e investimeve, duke shfaqur kështu tipare dalluese moderne. Më e rëndësishmja është që kjo është një marrëveshje me cilësi të lartë. Numri i përgjithshëm i produkteve me tarifa zero në tregtinë e mallrave i kalon 90 %, dhe niveli i liberalizimit të investimeve dhe tregtisë në fushën e shërbimeve është dukshëm më i lartë se në marrëveshjen fillestare të tregtisë së lirë “10+1” (të nënshkruar mes 10 vendeve të ASEAN-it dhe Kinës). Në veçanti, marrëdhëniet e reja të tregtisë së lirë midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut e kanë ngritur ndjeshëm shkallën e tregtisë së lirë në rajon,duke formuar një treg të integruar.

Raporti i fundit “Parashikimi i ekonomisë botërore” i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në mes të tetorit, vlerëson që ekonomia globale do të tkurret me 4.4% në vitin 2020. Në këtë kontekst, nënshkrimi i RCEP-it do të thotë që tregu i Azisë Lindore me një gjallëri të fortë ekonomike dhe një potencial të madh rritjeje, ka vënë një “veto” të fortë kundër proteksionizmit tregtar të tanishëm, duke forcuar në masë të madhe besimin në zhvillimin e ekonomisë globale dhe multilateralizmin. Ndërsa kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong u shpreh: “Nënshkrimi i RCEP-it është një hap i madh përpara për botën, në një kohë kur multilateralizmi po sulmohet dhe rritja ekonomike globale po ngadalësohet.”

CMG-ja komenton se nënshkrimi i suksesshëm i RCEP-it provoi edhe një herë se e ashtuquajtura “shkëputje ekonomike dhe tregtare” është jopopullore dhe se multilateralizmi dhe tregtia e lirë janë rruga e duhur në botën e sotme.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...