Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

​Joe Biden ”i dhënë” pas pastave!

Pas katër vitesh hamburgerësh, biftekësh dhe ushqimi ”fast food”, karbohidratet dhe makaronat kthehen përsëri në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë.

Një nga pjatat italiane ekselencë në SHBA pritet të përcillet nga Joe Biden, presidentin e sapozgjedhur, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për spagetin, veçanërisht ”i çmendur” për ato me salcë domate.

“Makaronave me salcë domate ai nuk reziston”, tha ish-presidenti i SHBA, Barack Obama në një bisedë me Kamala Harris, në atë kohë kandidat demokrat për zëvendëspresidente gjatë fushatës elektorale.

Pasioni i Biden për makarona është i pashembullt midis presidentëve të SHBA, ndërsa Trump kënaqej me një ushqimi të shpejtë, Obama me një ”nachosn’, George W. Bush me pica, ndërsa Bill Clinton me një ”cheeseburger”.

Kujt ia detyron Joe Biden ‘italianizmin’ e tij?

Sigurisht gruas se tij Jill, një italo-amerikane. Zonja e Parë e ardhshme, e para italo-amerikane në histori, ka rrënjë siciliane, për të qenë të saktë në Gesso, një fshat i vogël në kodrat e Mesinës.

Siç kanë shkruar disa media amerikane, zonja Biden zakonisht gatuan gatime tradicionale italiane si ato me të cilat ishte mësuar si fëmijë gjatë drekave familjare.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...