Agjencia Zhurnal.KS
Bota

​OSBE kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi

Në raportin e saj të parë të zgjeruar mbi Bjellorusinë, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) bëri thirrje sot për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në gusht dhe përshkroi tortura sistematike dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut.

“Ka prova shqetësuese se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin manipuluar dhe se forcat e sigurisë kryen shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër protestave paqësore,” thuhet në një dokument të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së me seli në Vjenë.

Raportuesi Wolfgang Benedek, i cili në vitin 2018 shkroi një studim ndërkombëtar mbi persekutimin e kryer nga autoritetet në Çeçeni, tani ka mbledhur disa qindra dëshmi, me fotografi dhe video.

Në dokument, Benedek përmend torturat e përgjithshme dhe sistematike, si dhe trajtimin çnjerëzor dhe degradues të protestuesve, por edhe kalimtarëve që ndodhën në rrugë gjatë protestës.

OSBE bën thirrje për zgjedhje të reja, por “reale” që do të përmbushin kriteret ndërkombëtare.

Duke vepruar me kërkesë të 17 vendeve, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, Benedek shqyrtoi 700 deklarata të shkruara dhe në internet, pasi nuk ishte në gjendje të vizitonte Bjellorusinë sepse autoritetet atje refuzuan të bashkëpunonin.

Bjellorusia është goditur nga një krizë e rëndë politike që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, kur filluan demonstrimet masive në të gjithë vendin kundër presidentit autoritar Alexander Lukashenko.

Kreu i opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovska, e cila është në mërgim në Lituani, ishte sot në Vjenë, ku u takua me ambasadorët e OSBE-së.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...