Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë TOP LAJM - KS

​Qeveria ndan një milion euro për Trepçën

Prishtinë, 16 nëntor, Zhurnal-KS – Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme korresponduese ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Programit të rimëkëmbjes ekonomike të datës 28 shtator 2020.

Me këtë rast, mjetet e ndara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nënprogramin Ndërmarrësia, në shumën prej një milion euro, transferohen në Programin e rimëkëmbjes ekonomike në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”, në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe do të përdoren për mbështetjen e ndërmarrjes Trepça.

Ndryshe, minatorët e minierës së Trepçës në Stantërg kanë ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...