Agjencia Zhurnal.KS
Bota

1 vit nga kryengritja në Iran, Këshilli i rezistencës Iraniane e përkujton online

Këshilli i rezistencës Iraniane përkujtoi nëpërmjet një konferencë online, kryengritjen e nëntorit të vitit të kaluar në Iran.

Sipas muxhahedinëve, në këtë protestë që u shtri të në gjithë vendin, të paktën 1500 kryengritës u vranë nëpër rrugë, 4000 u plagosën dhe rreth 12000 u arrestuan.

Drejtuesja e opozitës Iraniane, Maryam Rajavi, në fjalën e saj tha se të rinjtë iranianë, janë ata që po mbajnë gjallë flakët e kryengritjes së nëntorit të shkuar.

 “Jemi mbledhur bashkë me rastin e përvjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019 për të bërë homazhe për njerëzit dhe të rinjtë e guximshëm që e filluan atë. Flakët që ata ndezën nuk do të shuhen deri sa sundimi i fashizmit fetar të mullahëve të digjet e të bëhet hi. Sot, vetë ekspertët dhe zyrtarët e regjimit po e pranojnë, njëri pas tjetrit, se kanë arritur në rrugë qorre dhe se nuk kanë më opsione për të ardhmen. Por e vërteta edhe më e madhe është se po bien këmbanat për përmbysjen e këtij regjimi.”, tha Rajavi.

Zonja Rajavi, pati edhe një mesazh për komunitetin ndërkombëtar:

“Politika e paqësimit nuk mund të përsëritet, por edhe nëse përsëritet, ajo nuk do t’i zgjidhte asnjë prej problemeve të regjimit. U ka mbaruar koha politikave që mbajnë anën e mullahëve. Kjo politikë do të korrte vetëm dëme e humbje.”, u shpreh ajo.

Regjimi Iranian, do të arrestonte dhe më pas do të ekzekutonte edhe kampionin e mundjes së këtij shteti, pasi edhe ai ishte pjesë e demonstratave të nëntori të 2019, çka tronditi edhe komunitetin ndërkombëtar.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...