Agjencia Zhurnal.KS
Bota

100 milionë amerikanë mund të vaksinohen kundër Covid deri në muajin shkurt

Rreth 100 milionë amerikanë mund të vaksinohen kundër koronavirusit deri në muajin shkurt, tha Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i Operacionit Warp Speed, të Mërkurën.

“Të gjitha investimet që kemi bërë na lejojnë të ndihemi të sigurt se do të jemi në gjendje për të vaksinuar 20 milionë njerëz në SHBA, në dhjetor,” tha Slaoui për një konferencë për shtyp.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nëse Pfizer dhe Moderna fitojnë autorizimin e përdorimit emergjent të SHBA-së në dhjetor, ato do mund të shpërndajnë 40 milionë doza vaksine deri në fund të muajit. Çdo vaksinë kërkon dy doza, kështu që është e mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 20 milion njerëz.

Komiteti i FDA-së është planifikuar të mblidhet në 10 dhe 17 dhjetor për të shqyrtuar respektivisht kandidatët për vaksinën e koronavirusit të Pfizer dhe Moderna.

Slaoui tha po ashtu se ai priste 60 milion vaksina të tjera deri në fund të janarit.

“Kështu që midis mesit të dhjetorit dhe shkurtit, ne potencialisht do të kemi imunizuar 100 milionë njerëz,” tha Slaoui.

Ai tha se kjo mbulon shumë nga grupet me përparësi të lartë, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në rrezik të lartë të preken rëndë nga virusi apo të humbin jetën prej tij. vdekjes nga Covid-19.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...