Sot shënohet 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar në profilin e saj në Facebook një video. Xhaçka shkruan se ndihet krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatet tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë.
‘Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatet tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë’- shkruan Xhaçka.
