Shkup, 11 nëntor – Zhurnal.mk – Autoritetet shëndetësore besojnë se ka mjaftueshëm shtretër të lira në spitale për pacientët e infektuar me Covid, dhe se për secilin prej tyre po bëhet gjithçka që është e nevojshme, informon Zhurnal.
Ata konsiderojnë se tani për tani nuk ka nevojë për orë policore dhe se masat aktuale janë të mjaftueshëm. Rastet aktive për momentin janë 15116 ndërsa dje u regjistruan 947 raste të reja.
“Në të gjitha spitalet në shtet përpos në Strumicë dhe Kumanovë, ka shtretër të lira në spitale. Bëeht fjalë jo vetëm për klinikat infektive por edhe për repartet interne të cilat tani janë të ritransformuara për tarjtim të pacientëve me Covid”, deklaroi dje ministri Filipçe.
Ai dje apeloi që qytetarët të respektojnë masat, veçanërisht ndalesë për grupim në hapësirë publike.
Për t’u testuar me testet e shpejta për Covid, qytetarët këtë mund ta bëjnë në poliklinikën Jane Sandandski, në Gjorçe Petrov, në Çair, Bit Pazar, Çento dhe Mlin Ballkan, normalisht përmes termineve nga mjeku amë. Në dit bëhen nga 300 deri në 500 teste të shpejta.
Ndryshe dje u thye rekordi i vdekshmërisë nga Covid, ku ndëruan jetë përplot 30 pacientë nga Covid.
Për momentin janë diagnostifikuar 41222 pacientë me Covid, ndërsa prej tyre kanë vdekur 1186.//Zhurnal.mk