Agjencia Zhurnal.KS
Bota

15 mijë persona pritet të lirohen nga kampet në Siri, çka do të ndodhë me fatin e shqiptarëve?

Shkak për lirimin e tyre është bërë fakti se disa persona janë infektuar me koronavirus dhe infeksioni po përhapet me shpejtësi.

Mësohet se autoritetet kurde kanë vendosur të lirojnë 15,000 të burgosur nga kampi Al-Hol, i cili ndodhet në verilindje të Sirisë.

Por si qëndron gjendja në lidhje me shqiptarët? Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon per Gazetën “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin të kthehen në vendin e tyre.

Ai tha se gjithsej në Kampin Al Hol janë 144 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gjithsesi është ende e paqartë nëse shqiptarët do të jenë në mesin e të liruarve, pasi sipas disa investigimeve të kruyera disa ditë më parë nga BBC, u zbulua se gratë me ide ekstremiste po mbahen nën kontroll, pasi dyshohet se mund t’ia transmetojnë ato fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se para pak javësh u riathdhesuan nga kampi famëkeq 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua në karrocë me rrota. Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si dhe Endri Dumani, ishin shqiptarët e rikthyer në vend.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...