Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“150 mijë euro “BMW””/ Lleshaj: Ju sfidoj! Jap dorëheqjen nëse ka kushtuar aq!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sfidoi opozitën dhe ata që e akuzojnë se ka blerë “BMW” 150 mijë euro. Duke folur në Parlament, Lleshaj tha se nëse provohet se mjeti ka kushtuar aq, atëherë ai do të japë dorëheqjen.

“Por ju thatë diçka të bukur në fund, në që vend t’i turreni medias, shkoni në gjykatë. Në gjykatë shkon ai që ka një problem. Në qoftë se ju keni një problem me Ministrin e Brendshëm, duhet të shkoni ju në gjykatë. Unë s’kam probleme me median. Unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, nuk ka kushtuar 150 mijë euro, nuk ka kushtuar 100 milionë, por ka kushtuar vetëm 49 mijë euro. Ju sfidoj që të thonë kaq: – në qoftë se ai mjet nuk ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen këtu. Në qoftë se ka kushtuar 100 milionë, atëherë jepni dorëheqjen ju. Megjithëse ju e keni dhënë dorëheqjen.”

Lleshaj sqaroi para disa ditësh se ka 10 vite që nuk blen makinë të re, por vetëm ka ndërruar atë të vjetrën.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...