Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

18 kandidatë në garë për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës

Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë, ndër ta edhe ish-drejtori i këtij institucioni Bahri Berisha dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit, Ibrahim Xhaka.

Në listën prej 18 kandidatë janë në garë Betim Elezaj, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Ibrahim Xhaka, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Nehat Daki, Besim Curri, Gyltene Syla Kastrioti, Feim Brava, Ekrem Hajdari, Fatmir Miftari, Shkëlzen Mustafa dhe Agron Llugaliu.

Ministria e Financave ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës më 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.

Lista e kandidatëve për drejtor të Doganës së Kosovës

Ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Edhe ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi kishte hapur konkurs në muajin shkurt për këtë pozitë, por ishte pezulluar, ku pastaj ministrja aktuale e Financave, Hykmete Bajrami e kishte anuluar këtë konkurs pasi kishin kaluar afatet ligjore të rekrutimit. /KP/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...