Agjencia Zhurnal.KS
Bota

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të COVID-19, duke parashikuar se 235 milionë njerëz do të kërkojnë ndihmë në vitin 2021.

Kjo vjen si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe sfidat botërore përfshirë luftërat, migrimin e detyrueshëm dhe ndikimi nga ngrohja globale.

Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), pret një rritje prej 40 për qind të numrit të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë më 2021, krahasuar me sivjet – si shenjë që dhimbja dhe vuajtjet e sjella nga shpërthimi i pandemisë dhe problemeve të tjera mund të përkeqësohen ende deri në daljen e vaksinës.

Bazuar në projeksionet e OCHA-s, kjo organizatë ka thënë se shpreson që të arrijë te të paktën 160 milionë njerëz prej tyre. Për ta duhet të shpenzohen diku 35 miliardë dollarë.

Ky është dyfishi i 17 miliardëshit që donatorët kanë siguruar deri tash sivjet.

“F0tografia që po prezantojmë është perspektiva më e errët që kemi parë ndonjëherëë për nevojat humanitare për periudhën para nesh. Mendoj se ky është reflektim se si pandemia e COVID-19 ka dërmuar vendet më fragjile në planet”, ka thënë shefi i kësaj dege të OKB-së, Mark Lowcock.

Duke folur në një video-konferencë nga Gjeneva, ai ka shtuar se “kemi menduar se 170 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihmë humanitare sivjet. Më 2021, mendojmë se do të jetë 235 milionë”.

OKB-ja synon të arrijë te dy të tretat e atyre në nevojë, ndërsa Kryqi i Kuq dhe organizatat tjera humanitare po përpiqen të mbërrijnë të tjerët, ka shpjeguar Lowcock, raporton AP.

Parashikimi prek 56 shtete të botës.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...