Shkup, 3 nëntor – Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 2.731 testime janë regjistruar 913 raste të reja me virusin korona, 359 janë shëruar, ndërkaq 10 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 32.436, të shëruarve në 21.090, të vdekurve në 1.004, ndërkaq momentalisht ka 10.342 raste aktive.
Kanë ndërruar jetë 24 persona , dy pacientë nga Shkupi (77 dhe 67), një nga Kumanova (59), katër pacientë nga Prilepi (70, 61, 79 dhe 45), tre nga Velesi (82, 78 dhe 82), dy nga Manastiri ( 80 dhe 62), tre pacientë nga Ohri (67, 64 dhe 68), dy nga Gostivari (66 dhe 68), gjashtë pacientë nga Strumica (75, 64, 75, 60, 37 dhe 61) dhe një pacient nga Probishtipi (69).