Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

“27 prilli”, dëshmuan Ibrahimi dhe Gjorçev

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi i organizatorëve të 27 prillit të dhunshëm në Kuvend. Rasti është në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga i pandehuri Trajko Veljanoski, ish-kryetar i Kuvendit.

Midis dëshmitarëve ishte bashkëpartiaku i tij, Vllatko Gjorçev, i cili tha se tre vjet më parë, me ndërhyrjen e dhunshme, më së shumti humbi VMRO-DPMNE . Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe ish-deputeti Zekirija Ibrahimi, i cili këndoi himnin shqiptar nga foltorja parlamentare. Në këtë rast, përveç Veljanoskit, akuzohen edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-shefi i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

“Nëse e keni lexuar aktakuzën, askund nuk thotë se himni shqiptar që unë këndova ishte arsyeja për ngjarjet e 27 Prillit. Himni shqiptar u këndua në një kontekst tjetër përpara përfundimit të seancës plenare. Himni u këndua në kontekstin e një proteste kundër kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, i cili i lejoi një deputeti të VMRO – DPMNE-së ta këndonte himnin maqedonas”, tha Zekirija Ibraimi, dëshmitar.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...