Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Ish kryeministri Lupço Georgievski vlerson se vetoja bullgare do të jetë vazhdimësi e politikave katastrofale të Bullgarisë nga periudha kur për gjuhë zyrtare ata e kanë vërtetuar normën verilindore të gjuhës bullgare, transmeton Zhurnal.
“Nga koha kur për gjuhë zyrtare e vërtetuan normën verilindore të gjuhës bullgare e deri më sot secila gjeneratë e politikanëve bullgarë kanë arritur të sjellin vendimin më të gabuar në raport me Maqedoninë. Vetoja vetëm do të jetë vazhdimësi e asaj politike katastrofale”, shkruan në rrjetin social Facebook, Lupço Georgievski.