Agjencia Zhurnal.KS
Bota

5 të vdekur nga sulmi në Gjermani, mes viktimave dhe një fëmijë 9 muajsh

Pesë persona përfshirë dhe një foshnjë 9-muajshe janë viktimat e sulmit të ndodhur një natë më parë në Gjermani. Reuters raporton se janë dhe 15 persona të plagosur, që ishin duke ecur në shëtitore, kur një makinë me shpejtësi i përplasi në qytetin Trier.

Dëshmitarët janë shprehur se  njerëzit bërtisnin dhe u krijuar panik, pasi disa persona makina i hodhi në ajër gjatë aksidentit të rëndë.

Policia pas ngjarjes ka njoftuar se ka arrestuar një person si përgjegjës për sulmin, duke shtuar se 51-vjeçari i dyshuar është nga Trier.

Prokurori Peter Fritzen në një konferencë për shtyp deklaroi se i dyshuari ishte i dehur në momentin e kryerjes së sulmit, duke hedhur poshtë pistën e një sulmi terrorist.

Ndërkohë i arrestuarit do i nënshtrohet një kontrolli të plotë për sa i përket situatës mendore të tij, pasi ka dyshime që ai ka probleme ndaj dhe ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Sipas autoriteteve viktimat e këtij aksidenti janë një fëmijë nëntë muajsh, tre gra të moshës 25, 52 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...