Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

51.1% e bullgarëve janë për Maqedoninë e Veriut në BE, por vetëm pas zbatimit të marrëveshjes

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Qytetarët bullgar dëshirojnë së pari zgjidhje të mardhënieve me Shkupit para se ti lejohet Maqedonisë së Veriut të hy në BE, tregon hulumtimi i “Galup International Balkan”, realizuar me 808 qytetarë bullgar, transmeton Zhurnal.

Anketuesit kanë pasur mundësi të zgjedhin se çfarë mendojnë për këto dy pyetje:

“Më me rëndësi është Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian edhe nëse mardhëniet e tyre me Bullgarinë nuk janë tërësisht të zgjidhura”, ose

“Më me rëndësi është të zgjidhen mardhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, ndërsa jo aq me rëndësi nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”.

Vetëm 5.8% e kanë zgjedhur qëndrimin e parë, ndërsa 57.9% janë përcaktuar për të dytën.

Një pjesë e qytetarëve prej 36.3% nuk kanë mundur të përcaktohen.

Mbështetje të pakushtëzuar për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE japin vetëm 8% nga të anketuarit.

Shumica prej 51.1% janë përcaktuar për opsionin “Bullgaria duhet ta mbështetë Republikën e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, vetëm nëse Republika e Maqedonisë së Veriut shpejtë e zbaton marrëveshjen e saj me Bullgarinë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...