Agjencia Zhurnal.KS
Bota

69 për qind e votuesve myslimanë mbështetën Biden-in

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR), një nga organizatat më të mëdha joqeveritare myslimane në vend që merret me aktivitete mbi të drejtat civile, botoi një hulumtim me titull “Sondazhi dalës i votuesve myslimanë në Zgjedhjet Presidenciale 2020”.

Sipas hulumtimit, në zgjedhjet e 59-ta presidenciale, të drejtën e votës e shfrytëzuan më shumë se një milion myslimanë, prej të cilëve 69 për qind votuan për Biden-in, kurse 17 për qind për kandidatin republikan Donald Trump.

Në hulumtim nënvizohet se Trump, i cili mori 13 për qind të votave nga votuesit myslimanë në zgjedhjet e vitit 2016, rriti votat me 4 për qind në këto zgjedhje.

Presidenti i CAIR, Nihad Awad, deklaroi se pjesëmarrja në votime në komunitetin mysliman ishte 84 për qind këtë vit.

“Është pranuar që komuniteti mysliman amerikan ka një vend të rëndësishëm në ndikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale, shtetërore dhe kombëtare në vend”, ka thënë Awad.

Edhe pse 3,45 milionë myslimanë jetojnë në SHBA dhe se ky numër korrespondon me 1,1 për qind të popullsisë e vendit, votat e tyre thuhet të kenë ndikim në zgjedhje pasi shumica e tyre jetojnë në rajonet e quajtura si “shtete të lëkundshme”.

63 përqind e votuesve hebrenj mbështetën Biden-in

Nga ana tjetër, në sondazhin e kryer nga Instituti Izraelit i Demokracisë, është hulumtuar preferenca e votuesve hebrenj, grupit tjetër pakicë në SHBA.

Sipas rezultateve të sondazhit, 63 për qind e votuesve hebrenj votuan për Biden-in dhe 17 për qind për presidentin aktual Trump.

Në një konferencë të mbajtur mbi sondazhin, u theksua se 42 për qind e hebrenjve amerikanë mendojnë se nëse Biden vjen në pushtet, marrëdhëniet SHBA-Izrael do të dobësohen.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...