Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

A do të ketë “fshesë” në gjyqësor?

Shkup, 1 dhejtor, zhurnal.mk Në gjykatat nuk do të ketë vend për gjykatësit të cilët nuk punojnë në mënyrë profesionale dhe për ata që qëllimisht i vjetërsojnë lëndët. “Filtrimi” tanimë ka filluar, deri më tani tetë gjykatës janë shkarkuar, ndërsa për 83 të tjerë është hapur procedurë. Me përfundimin e 100 ditëve nga formimi i Qeverisë së re, modeli për pastrimin e gjyqësorit nuk është ende gati. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, siguron se së shpejti do të paraqesin strategjinë se si do të pastrohet gjyqësori.

A do të ketë “fshesë” në gjykata, është pyetja e cila po parashtrohet në opinion pas paralajmërimeve se me shpejtësi po përpilohet modeli për pastrimin e gjyqësorit.

Kur fjalët si fshesa, pastrim ose të tjera të cilat asocojnë në mbifuqi ndaj gjyqësorit përdoren pa pardon në opinion dhe mediume-implikojnë brengosje për gjendjen e demokracisë në vend, thotë për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

Bozhinovski sqaron se në shtetin ku sundon e drejta, gjyqësori iu bën fshesë politikanëve tendencioz që janë pjesë e ekzekutivit.

“Të sqarojmë disa gjëra rreth kësaj: Në shtetin e sundimit të së drejtës, gjyqësori bën fshesë të kuadrove politikanë dhe tendenciozë në qeveri. Gjyqësia është pushteti i tretë, e cila e kontrollon Qeverinë dhe pushtetin ligjvënës. Ajo është e barabartë me fuqi ashtu si deputetët dhe pushteti ekzekutiv, vetëm se është e nënvlerësuar me qëllim. Instrumentet për pavarësi u bën instrumente për kontrollë të së njejtës – Këshillit gjyqësor, e cial në vend që ta mbronë gjyqësorin, e njejta e kritikon për pavarësi të pamjaftueshme (moment shizofren). Askush nuk ka të drejtë ta pastron edhe këtë ta quan reformë, kështu vetëm i ndryshon gjykatësit e mirë dhe ato të papërgjegjshëm në një kosh, ndërsa ka gjykatës të shkëlqyeshëm të cilët e kuptojnë peshën e funksionit gjykatës . Vecmë në opinion ishte shprehur një gërdi kur partitë politike e keqpërdorin sloganin për spastrim në fushatë politike, që nuk guxojnë ta bëjnë atë. Nëse dëshironi ta drejtoni gishtin për gjendjen në Gjyqësorë, drejtoni atë te Këshilli gjyqësorë dhe gjykata e lartë, kontrolloni ato. Janë të mbushura me veteranë politik të partive të tanishme dhe të kaluara nga koha e Maqedonisë multipartiake që një pjesë e vogël e kanë kuptuar domethënien e funksionit gjykatës dhe rolin e Gjykatës së Lartë në Kushtetutë”, ka deklaruar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal shrpehet se është fakt se gjitha reformat që janë bërë deri më tani në drejtësi nga çdo ministër që vjen, gjithmonë pretendojnë për reforma por këto reforma janë forma të ndryshme të veprimit pa u mbështetur në gjendjen faktive.

“Deri tash asnjë ministër nuk ka treguar realisht se cilat janë vështirësitë e mosfunksionimit, cilat janë elementet e korrupsionit, cilat janë efikasiteti i lëndëve që zgjidhen apo nuk zgjidhen, këto për opinion aspak nuk i tregojnë. Kjo është vetëm një ngarkesë psikologjike e gjyqtarëve të cilët gjithë janë futur në një bashkësi dhe gjithë duhet të ndërrohen ose eventualisht të bëhet spastrimi. Nuk është shprehje juridike që i jep seriozitet punës. Një pjesë e qytetarëve mund ta shohin si ndërrim duke e ditur se VMRO ishte një kohë të gjatë në pushtet dhe tani një pjesë e gjyqtarëve duhet për ti ndrruar”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, profesor universitar.

Spastrimi i gjyqësorit nga gjykatësit e korruptuar është po aq i vjetër sa edhe qeveria e LSDM-së. Partia që erdhi në pushtet në vitin 2017, paralajmëroi një veting të plotë në gjyqësor. Por, ideja nuk kaloi dhe u vlerësua si e keqe nga Bashkimi Evropian. Modeli i fundit ishte – spastrimi i gjyqësorit, një koncept i paralajmëruar nga Ministri i Drejtësisë, që kur u formua qeveria në gusht të këtij viti.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, javë më parë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për vetingun në gjyqësorë, informoi se ministri i drejtësisë në 100 ditët e para të qeverisë do të del me plan për këtë proces. Arsovski potencoi se shteti nuk mund ta bën këtë filtrim, por procesin duhet ta zbatojnë dhe përfundojnë Këshilli gjyqësorë dhe Këshilli për Prokurorë Publik.

“Shteti vetëm mund të jep kornizë kohore dhe mënyrë se si ajo të bëhet. Sipas informacioneve që i kemi nga 2019-2020, vetëm Këshilli gjyqësor shkarkoi 8 gjykatës. Këtë vit ka filluar procedura për 83 persona për vjetërsimin e lëndëve, veprime të papërshtatshme dhe të tjera. Duhet të potencohet se i gjithë procesi ka humbur intensitet për shkak të pandemisë”, potencoi Arsovski.

Sipas tij, Qeveria nuk heq dorë nga ky proces sepse është premtuar para qytetarëve dhe e njejta do të realizohet. Si pjesë e lëtij procesi është edhe kontrolli i pronës së gjykatësve, në të cilën është përfshirë edhe Komisioni shtetërorë për parandalimin e Korrupsionit

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...