Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Abrashi mungon në ndeshjen vendimtare të Shqipërisë, Reja tregon se cili futbollist do ta zëvendësojë gjakovarin

Amir Abrashi pa asnjë dyshim është futbollisti më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit.

Mesfushori nga Kosova luan rregullisht në nivele të larta, teksa thuajse pas çdo ndeshje merr notën më të lartë nga të gjithë futbollistët.

I jashtëzakonshëm gjakovari ishte edhe në ndeshjen ndaj Kazakistanit ku Shqipëria triumfoi me rezultat 3-1.

Por një karton i verdhë në pjesën e parë bëri që mesfushori shqiptar ta humbas ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Mungesa e Abrashit është shumë e rëndësishme pasi ai është mesfushori kryesor i kuqezinjve, ndërsa trajneri Edy Reja ka treguar edhe lojtarin që do ta zëvendësojë gjakovarin.

Mesfushori i talentuar Qazim Laçi pritet të vendoset në vend të Abrashit ndaj Bjellorusisë.

“Abrashi është shumë i rëndësishme në mesfushë sepse rikuperon topa, nis aksione ofensive, do të na mungojë. Unë duhet të vendos në fushë skuadrën, ai që mund ta zëvendësojë Laçi”.

“Me siguri mund ta nisë titullar, kanë karakteristika të ndryshme. Ai nuk është shumë agresiv, është më i shkathët dhe mund të na japë shumë. Megjithatë, të presim deri të mërkurën. Ata që zbresin në fushë duhet të bëjnë një paraqitje të nivelit të lartë”, u shpreh Reja.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...