Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Adelina Ismaili mahnit me linjat trupore, ndërsa merr poza me fustanin e zi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka tash e sa kohë që po merret me televizion.

Ajo është drejtuese e emisionit “Tete a Tete”, ku nga java në javë sjell intervista me të ftuar të ndryshëm.

Adelina është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka pozuar mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër të zi.

Me stilin e flokëve kaçurrela të kapura lart, Adelina mori vëmendjen e fansave të shumta, ndërsa theksoi figurën e saj trupore.

“Thjeshtësia është sofistikimi i fundit”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Pavarësisht fokusit të saj në televizion, Adelina Ismaili ka qëndruar e distancuar nga profesioni i saj – muzika.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...