Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Afërdita Dreshaj nuk e ndal fitnesit edhe gjatë shtatzënisë, tregon rezultatin e linjave trupore në muajin e gjashtë

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.

Dreshaj, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, i ka mbajtur mjaft të azhurnuar fansat lidhur me më të rejat e saj në përditshmëri.

Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël, ajo duket se vazhdon të kujdeset për linjat trupore dhe këtë e dëshmoi përmes fotografisë së fundit.

Në një imazh të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Afërdita u tregoi fansave dukjen e saj në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ku ka arritur që ta mbajë veten mjaft mirë në formë dhe të mos shtojë shumë në peshë.

E njëjta më pas publikoi edhe një video nga fitnesi, duke treguar kështu se nuk i ka ndalur ushtrimet edhe gjatë muajve të shtatzënisë.

Afërdita Dreshaj përndryshe ka kohë që nuk është pjesë aktive e tregut muzikor, që pas shpërnguljes te bashkëshorti i saj në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...