Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

AZGJ dhe Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale vazhdojnë bashkëpunimin e tyre

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale, ku pati një takim pune me ministren Jagoda Shahpaska.

Gjatë këtij takimi ata theksuan se kjo ministri paraqet një lidhje jashtëzakonisht të rëndësishme në sistemin institucional që siguron spektër të gjerë të shërbimeve publike për qytetarët në fushën e mbrojtjes sociale dhe në atë të fëmijëve, të sigurimit pensional dhe invalidor, mundësi të barabarta, marrëdhënie pune etj. Në këtë kontekst, ata vunë në dukje se është veçanërisht e rëndësishme të punohet në aspektin e zbatimit të plotë dhe të qëndrueshëm të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në interes të shfrytëzimit të së drejtës së qytetarëve për shërbimet publike të ministrisë në gjuhët zyrtare.

Drejtori Sela shprehu gatishmëri për të mbështetur ministrinë në fushën e përkthimit dhe të lekturës së formularëve, kërkesave, certifikatave, licencave që i përdorin qytetarët në procedurat për realizimin e të drejtave të tyre ligjore.

Ministrja Shahpaska theksoi se po ndërmerren aktivitete për përshtatjen e ueb faqes së ministrisë në të dy gjuhët zyrtare për të cilat ka përfunduar furnizimi publik. Gjithashtu, shtoi ajo, do të punohet në fushën e sigurimit të kuadrit profesional për përkthim dhe lekturë, për zhvillimin pa pengesa të procesit të përkthimit dhe lekturimit të akteve zyrtare të ministrisë në gjuhët zyrtare.
Kjo vizitë e drejtorit Sela është e dyta në këtë ministri gjatë vitit 2020 dhe paraqet konfirmim të përpjekjeve të dy institucioneve për të vazhduar avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në interes të qytetarëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...