Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Pas komentit në Zhurnal, “zgjohet-grubi”: Ahmeti: T’i zgjidhim sfidat sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në prosperitet

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot ka uruar ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

Në këto 29 vite si shtet, Ahmeti potencon se kemi bërë rrugë të gjatë dhe të vështirë, por edhe më tej kemi sfida të mëdha para vetes.

Ahmeti thotë se është detyrë e jona që këto sfida t’i zgjidhim e që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe dhe prosperitet.

“Në 29 vite shtet kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, e megjithatë edhe më tej ndodhemi para sfidave të mëdha.

Është detyrë e jona që këto sfida,një nga një, ti zgjidhim sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe e prosperitet.

Urime ditën e pavarësisë së Maqedonisë së veriut dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve, por edhe miqve ndërkombëtarë që janë me ne e pran nesh në rrugëtimin tonë”, thuhet në urimin e Ahmetit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...