Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Aksidenti në spitalin COVID në Rumani, Ruçi letër solidariteti homologut Çolaku: Do i përballojmë me forcë e kurajo pasojat e pandemisë

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka përcjellë një letër solidariteti homologut Marçel Çolaku për aksidentin tragjik në spitalin COVID në Rumani ku vdiqën 10 pacientë të infektuar dhe u lënduan disa mjekë e infermierë.

Ruçi i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave teksa uron shërim t shpejtë për pacientët, mjekët e infermierët e dëmtuar.

Ai shpreh bindjen se si Shqipëria, Rumani dhe popujt e vendeve të tjera do t’i përballojnë pasojat e pandemisë dhe u kthehen sa më shpejt normalitetit.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Rumanisë, z. Marçel Çolaku, pas tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi i zjarrit në spitalin Covid në qytetin Piatra Neamc të Rumanisë, ku humbën jetën disa paciente dhe u lënduan mjekë e infermierë.

“Me dëshpërim mora lajmin mbi aksidentin e shpërthimit të zjarrit në spitalin Covid në qytetin Piatra Neamc, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë paciente dhe u lënduan disa mjekë e infermierë.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë si edhe në emrin tim personal, Ju dërgojmë ngushëllimet tona të ndjera për familjet e viktimave si edhe mbështetjen e solidaritetin tonë për popullin mik rumun.

Duke u lutur për shërimin sa më të shpejtë të pacientëve, mjekëve dhe infermierëve të dëmtuar, shprehim besimin se populli rumun do ta përballojë këtë fatkeqësi si edhe pasojat e tjera të shkaktuara nga pandemia.

Shpreh gjithashtu bindjen se populli shqiptar, populli rumun si edhe të gjithë popujt e planetit do t’i përballojnë me forcë e kurajo pasojat e pandemisë së Covid-19 dhe do t’u kthehen sa më shpejt normalitetit dhe gëzimeve të jetës, punës, zhvillimit dhe mirëqenies.”, shkuaruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...