Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Aktiv për një shoqëri më të mirë boshnjake – Portret i Dalibor Taniq

Me dëshirë Dalibori do të kishte studiuar psikologji. Por pritshmëritë e familjes ishin të qarta: Më i madhi dy djemve, sportist dhe me disiplinë të fortë duhej të bëhej një person i nderuar në ushtri. Vetë Dalibori nuk ishte shumë kundër një karriere të tillë që dukej ideale. “Kam qenë gjithmonë shumë ambicioz, pavarësisht në shkollë apo në sport. Doja të isha më i miri, dhe shpesh ia kam dalë kësaj. Kjo ishte super-fuqia ime.”

E kush e mendon, se ai ishte perfeksionist sepse donte të rrëzonte paragjykimet për romët në realitet…sipas qëndrimit të Dalibor ky do të ishte një „reduktim tjetër i tij në origjinën etnike. Në moshën 22 vjeçare, Dalibor largohet nga akademia ushtarake. „Kuptova se nuk isha unë. Nuk ndjehesha mirë me mentalitetin. Dëshira e tij për t’u angazhuar për më shumë drejtësi mbeti, dhe kjo e çoi drejt gazetarisë, gjë që nuk i bëri më pak krenarë prindërit e tij.

Më shumë se një rom „shembullor”

Mjedisi i ri përpiqej t’i vinte etiketën e gazetarit rom. Dalibor duhej të kujdesej për histori mbi “njerëzit e tij”. Por gjërat rrodhën ndryshe. Edhe njëherë ai u ngrit mbi pritshmëritë e tij. Në vitin 2015 ai u nderua me çmimin e Bashkimit Europian për gazetarinë investigative. Taniq pas disa muajsh pune kishte zbuluar një rrjet të korrupsionit shtetëror. Megjithatë ende kishte përpjekje për ta kategorizuar atë si rom “shembullor”.

Bosnien und Herzegowina Sarajevo (Dragoslav Dedovic/DW)
Sarajeva

Qëndrimi i Daliborit është i qartë: “Unë jam bashkëshort, fqinj, gazetar, e para së gjithash një qenie njerëzore.” Sytë i shkëlqejnë, kur flet për gruan, me të cilën feston dhjetëvjetorin e martesës. Ajo ndan me të entuziazmin e Obamës “Yes we can”.

“Besimi në forcimin e demokracisë”

Pjesëmarrja në zgjedhje është për Daliborin më se e vetëkuptueshme, është detyrimi më i rëndësishëm për çdo qytetar. “Ti duhet të jesh pjesë e procesit politik. Një qytetar që voton. Më qëllim që gjithnjë e më shumë njerëz të votojnë, ne duhet të tregojmë, se pjesëmarrja në zgjedhje ka një ndikim. Duhet të forcojmë besimin e komuniteteve lokale tek demokracia, besimin se votat e tyre e bëjnë dallimin.”

Në Bosnje zhvillohen të dielën zgjedhjet komunale. Në mesin e pandemisë dhe të një pakënaqësie të fshehur agresive ndaj politikës, që ndoshta do të reflektohet në zgjedhje. Një arsye më shumë për aktivistin për angazhim. „Në një rrugë të gjatë duhen bërë hapat e parë”, thotë ai i frymëzuar nga autori i njohur Yuval Noah Harari.

Bosnien und Herzegowina Sarajevo (Dragoslav Dedovic/DW)
Sarajeva

“Pandemia – terreni më i mirë për informacione të rreme”

Në përditshmëri Dalibori është sa praktik aq edhe i orientuar nga filozofia, ai zotëron programimin neurolinguistik, NLP. Një teknikë për ndikimin përmes gjuhës. Kjo teknikë është shumë e preferuar në marketing dhe përdoret ndërkohë nga politikanet e politikanët, kur theksohen më shumë emocionet se sa faktet. Dalibor me njohuritë e tij përpiqet të deshifrojë propagandën që fshihet si lajm dhe ndez qëllimisht urrejtjen. Gjatë muajve të pandemisë, romët u sulmuan qëllimisht. „Pandemia është terreni më i mirë për informacione të rreme dhe testimin e qëllimshëm të kufijve moralë dhe etnikë. Pikërisht në këtë pikë ne duhet të pyesim veten, se sa i fortë është ndikimi i mediave në sjelljen e qytetareve dhe qytetarëve.”

Dalibor Taniq bën thirrje për kthimin në fakte të debateve dhe uljen e toneve emocionale dhe më shumë qëndrim autokritik. Nëse do duam të jetojmë në një shoqëri me shanse të barabarta, varet se sa do të ndikohemi nga jashtë e pa asnjë lloj reflektimi. Pyetja që shtron ai si gazetar. “Jemi ne të gatshëm të përballemi me botën mbi bazën e njohurive më solide, apo do ta gjykojmë atë mbi bazën e klipeve 10 sekondëshe plot urrejtje dhe propagandë? »

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...