Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Aktivitetet kulturore në pezullimin e radhës

Aktivitetet kulturore në kryeqytet e në qytetet e tjera pritet të pezullohen nga sot (e martë). Sipas propozimeve të reja për masat në raport me pandeminë, aktivitetet kulturore do të lejohen vetëm në komunat ku nuk është konstatuar se paraqesin rrezik të lartë për shpërndarjen e koronavirusit.

“Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës dhe komunave teatrove, bibliotekave, Filarmonisë, galerive, ansambleve, Baletit, kinemave, qendrave rinore, muzetë, qendrave të kulturës me grupe duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirës / sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlejë për të gjitha aktivitetet si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19, me përjashtim në komunat e kategorizuara me rrezik të lartë (me ngjyrë të kuqe)”, shkruhet në propozimin që i është bërë Qeverisë të hënën mbrëma. Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Gjakova, Podujeva, Shtimja dhe Gjilani janë komunat e vlerësuara me rrezik të lartë. Në këto komuna aktivitetet kulturore ishin pezulluar edhe gjatë fundjavës së kaluar.

Në mars të këtij viti, kur pandemia e virusit korona kishte filluar të përhapej, me vendim të Qeverisë së Kosovës institucionet kulturore ishin mbyllur për një kohë të pacaktuar, premierat u shtynë, provat u anuluan, si dhe repertori artistik u pezullua. Mosmbajtja e premtimit për rihapje të teatrove kishte bërë që komuniteti teatror të revoltohej. Një peticion online, i nisur nga qendra “Multimedia”, me nënshkrimet e qindra aktorëve, regjisorëve e dramaturgëve kishte kërkuar nga institucionet hapjen e teatrove.

Në fillim të vjeshtës, më 25 shtator, Qeveria kishte vendosur për lehtësim masash, ku përfshihej edhe lejimi i pjesshëm i hapësirave kulturore.

Teatrot, bibliotekat, Salla e Filarmonisë, galeritë, qendrat rinore e muzetë ishin lejuar të funksiononin me shfrytëzim të kufizuar të hapësirës së tyre deri në 40 për qind. Më vonë po ashtu me vendim të Qeverisë hapësirat kulturore mund të shfrytëzohen vetëm duke përdorur 30 për qind të hapësirës dhe duke zbatuar masat mbrojtëse të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...