Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Aktorët e “Friends” planifikojnë të takohen vitin e ardhshëm

Aktorët e serialit të famshëm “Friends”, do të ribashkohen përsëri në mars të vitit 2021. Ky ribashkim pritej të ndodhte më herët dhe të transmetohej në HBO Max, mirëpo pandemia e koronavirusit ka ndikuar në shtyerjen e një ngjarje të tillë.

Aktori Matthew Perry, i cili kishte rolin e Chandler Bing, ka shkruar në Twitter se “shokët” kanë planifikuar të takohen në mars të vitit të ardhshëm.

Ribashkimi i aktorëve të njohur për publikun ishte bërë i ditur edhe më parë, mirëpo izolimi i COVID-19, ka ndikuar që një gjë e tillë të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Lisa Kudrow, e cila luajti rolin e Phoebe Buffay, ka thënë se kishte pasur takime me miqtë e saj të serialit mirëpo asnjëherë publikisht, para masës së gjerë, shkruan thesun.

“E gjithë çështja e kësaj është të jemi së bashku Kjo nuk ka ndryshuar. Dhe HBO Max është duke qenë fenomenalisht i durueshëm dhe mirëkuptues”, ka thënë njëri nga aktorët.

Krijuesja klasike e sitcom-it, Marta Kauffman, ka thënë se mezi presin të ndodhë një gjë e tillë.

“Kjo është një shfaqje që nuk është shkruar, por kjo është mënyra se si funksionon shfaqja – ne do të kemi nevojë për një audiencë të drejtpërdrejtë”, ka thënë ajo.

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...