Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Aktori shqiptar Valter Gjoni humb betejën me COVID-19

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Valter Gjoni.

Aktori dhe regjisori i njohur nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës, COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi emocionues në Instagram.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”, ka shkruar Veliaj në një fotografi të të ndjerit të publikuar në llogarinë e tij zyrtare.

Valter Gjoni ishte i lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë. Ai kishte mbaruar studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik dhe po në këtë vit fillon veprimtarinë e tij profesionale si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televi-zionit Shqiptar.

Ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, tetë role në kinematografi, ka realizuar pesë filma dokumentar etj.

Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur emra të njohur të kinematografisë shqiptare.

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...