Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Aliti: Personi që dëshiron objektin tim le të paraqitet për t’ia dhuruar, rrënimi ka prapavijë politike

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Pronari i objektit te Mavrovasja, Mevludin Aliti në deklaratë para mediave tha se ai është pronari i objektit që u dogj nga zjarri dhe se nuk janë të sakta informacionet se ai nuk ka qenë i qasshëm për policinë.

“Mund lirisht të shihni se ditën e parë kur erdhën, unë isha aty, ua dhashë dokumentet për objektin”, tha Aliti.

Ai bëri të ditur se vjet ka gjetur mjet eksploziv në objekt dhe se sivjet i është djegur dhe se kanë kaluar 50 ditë ende nuk dihen arsyet.

“Personi që dëshiron objektin tim le të paraqitet që t’ia dhuroj dhe të mos mundohemi më shumë”, tha Aliti i cili tha se po ndërton me elaborat dhe projekt dhe se ka paguar mbi 400 mijë denarë për legalizim.

“Do të shkojmë në gjyq dhe do të kërkojmë dëmshpërblim për këtë. Por nuk do të ndalemi me kaq, ne drejtësi do të kërkojmë edhe në Strasburg”, deklaroi pronari i objektit tek Mavrovasja që aktualisht po rrënohet nga N.P. Rrugët e Maqedonisë.

Aliti para gazetarëve prezantoi edhe dokumentet të cilat i posedon. Sipas tij rrënimi është për shkaqe politike.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...