Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Aliu: Të sigurohen ndihma financiare për mësimdhënësit, nxënësit të pajisjen me kompjuterë

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – “Alternativa” i bën thirrje Qeverisë ta shpëtojë vitin shkollor dhe të shpëtohen gjeneratat e reja nga arsimi jocilësor duke ftuar të bëhen investime serioze gjatë kësaj periudhe në këtë sektor. Mësimi “online” sipas tyre realizohet me vështirësi të shumta dhe kërkojnë të investohet në pajisje dhe kushte për realizimin e tij.

“Meqë shumica e nxënësve mësojnë nga shtëpia, Alternativa I propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të ndajë nga 50 euro shtesë në secilën rrogë të çdo arsimtari për ngrohje dhe internet, sepse ata tani shpenzojnë më tepër për ta realizuar mësimin. Gjithashtu, për mbarëvajtjen e mësimit “online” Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve duhet t’u sigurojnë nxënësve kushte optimale për mësim, t’i pajisin me laptopë, kompjuterë ose tabletë si dhe të gjendet mënyra për t’u siguruar qasje në internet për ata që nuk kanë mundësi të tillë”, tha Lulzim Aliu, “Alternativa”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...