Bruksel, 6 nëntor – Zhurnal.mk – Për momentin në Bruksel po mbahet diskutimi në nivel ambasadorësh për kornizën negicuese për Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërsa mbledhja e ministrave ku duhet të konfirmohet vendimi është shtyrë për një javë.
Pas mbledhjes në Berlin, shpresa është se Shkupi dhe Sofja do të arrijnë ndonjë përparim, i cili për momentin po debatohet në nivel ambasadorësh mes vendeve anëtare të BE-së, shkruan Zhurnal.
Ndërkohë kanë arritur informata se këshilli ministror nga 10 nëntori ku duheshte të konfirmohet apo jo miratimi i kornizave negociuese për Shkupin dhe Tiranën është shtyrë për më 17 nëntor, përshkak kontaktit direkt të ministrit gjerman për Europë, Mihael Rot, me person pozitiv me Covid.
Gjatë ditës priten më tepër detaje për avansimin e negociatave në nivel të BE-së mes Bullgarisë dhe vendeve tjera anëtare për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.//Zhurnal.mk