Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Reka uron Grubin në detyrën e re

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Ambasadori Reka, në emër të Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i uroi z.Grubi formimin e Qeverisë dhe emërimin e tij në detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.

Me tej ai shtoi se dy vendet tona tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira dhe se ky bashkëpunimin i mirë do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut si vende anëtare të NATO-s do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme, si dhe bashkëpunim në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku synojmë të dy vendet.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi për urimin dhe mbështetjen që vjen nga Tirana zyrtare dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Reka diskutuan edhe për organizimin e mbledhjes së dytë të përbashkët në mes dy Qeverive, të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...