Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Ambasadori izraelit në Tiranë: Së shpejti do ta hapim ambasadën në Prishtinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka deklaruar se Izraeli do të marrë vendim për njohjen e shtetit të Kosovës.

“Duhet të ndodhë në javët e ardhshme. Do të jetë afër. Ky është opinioni im. Por, ende nuk ka një datë”, ka thënë ai, në një intervistë për televizionin Vizion Plus.

Diplomati izraelit ka thënë se vendi i tij do ta hapë ambasadën në Prishtinë pak kohë pas njphjes formale, sapo të përfundojnë procedurat në Ministrinë e Jashtme.

Ambasadori Gendler e ka vlerësuar të rëndësishëm zotimin e Kosovës se ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem dhe atë të Serbisë së ambasadën e saj në Tel Aviv do ta vendosë në Jerusalem.

“Ne e çmojmë dhe e mbështesim një gjë të tillë. Është fakt se për Izraelin një pjesë e kësaj marrëveshjeje është tejet e rëndësishme, pasi që të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, kanë premtuar dhe kanë nënshkruar se ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë ajo do të zhvendoset prej Tel Avivit në Jerusalem, e në rastin e Kosovës, ajo do të hapet në Jerusalem”, ka thënë ambasadori izraelit.

Ambasadori Gendler është shprehur i rezervuar lidhur me kërcënimet e Serbisë se nuk do ta zhvendosë në Jerusalem ambasadën e saj, nëse Izraeli e njeh Kosovën.

“Nuk e di nëse e kanë thënë apo jo këtë, por nuk e kuptoj logjikën e kësaj, sepse kjo është marrëveshja. Nëse dëshiron ta përmbushësh atë, duhet ta bësh”, ka deklaruar ambasadori izraelit në Tiranë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...