Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Maliqi lidhur me vdekjen e anëtarit të tyre, njëherit nënkryetarit të Qytetit të Shkupit Enver Maliqi.
Ai shkruan se me hidhërim ka pranuar lajmin për vdekjen e mikut të tij dhe filantropit të suksesshëm.
Më poshtë e keni telegram ngushëllimin e Ambasadorit Reka:
Me hidherim mesuam sot lajmin e ndarjes nga jeta te mikut tone, biznesmenit te suksesshem e filantrop, nënkryetari i parë shqiptar i qytetit të Shkupit, Konsulli i Nderit, Enver Maliqi. Ngushëllimet e sinqerta familjes Maliqi,bashkeshortes, Rezeartes, Albanit e Altinit. RIP