Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Ambasadori Rumunisë në Tiranë: Shqipëria do të arrijë standardet evropiane

Ambasadori rumun, Mircea Perpelea, ka folur nga Korça lidhur me zhvillimet e fundit politike të rëndësishme në Shqipëri.

Perpelea thotë se duhet të ketë një harmoni midis realitetit në Shqipëri, ligjeve dhe vendimeve këshillimore që jep Komisioni i Venecias.

Sa i përket negociatave, ambasadori rumun nuk ka pranuar të flasë për pozicionin e Holandës duke theksuar se çdo vend i BE ka të drejtën e vet teksa thekson se vendimi përfundimtar për Shqipërinë do të merret nga vetë vendet

Në një komunikim për gazetarët ai u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë tranzitore, ndërsa shtoi se beson që në një afat të shkurtër do të arrijë standardet evropiane.

“Nuk mund të flas për pozicionin e Holandës. Në demokraci secili ka të drejtën e vet, natyrisht vendimin kanë për ata marrë institucionet e komuniteteve Evropiane. Venecia ka një status konsultativ dhe nuk është vendimmarrës, por është këshillues”, tha ambasadori rumun.

Po ashtu ai theksoi se është në mbështetje të sistemit evropian për Shqipërinë. “Sot jemi në një fazë tranzitore të Shqipërisë dhe mendoj që një fazë të shkurtër do të arrijë standardet evropiane”, tha ai.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...