Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Amendime qesharake nga partitë politike për ndryshimin e rregullores së Parlamentit

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – LSDM-ja shpalosi amendamenimet e opozitës ndaj propozimit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Partia E Majta ka ironizuar me propozimin. Në amendimet e tyre propozohen veprime qesharake për deputetët që punimet e Kuvendit duhet t’i ndjekin nga distanca.

Amendimet e partisë e Majta:

“Gjatë festave të Pashkëve deputeti i cili merr pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, patjetër para kamerës të shfaq vezë të ngjyrosura”

“Deputetët që marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, nuk guxojnë që para kamerës të shfaqin xhemperë”

“Deputetët që marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, nuk guxojnë të shfaqen para kamerës me veshje që mbajnë mbishkrime të salloneve për manikyr dhe pedikyr”

“Deputetët që marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca, nuk guxojnë të shfaqen para kamerës me veshje që përmbajnë mbishkrime të mishtoreve”

VMRO-DPME-ja ka propozuar që zbatimi i rregullores të fillojë 40 ditë pas anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Amendim i VMRO-DPMNE-së:

“Në Nenin 12, pas fjalës “Maqedonia” shtohen fjalët “dhe do të fillojë të zbatohet nga dita e 40 pas anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”

Opozita shqiptare propozon amendamente që hedhin poshtë propozimin për Rregulloren e re.

Amendim i ASH&AAA:

“Nëse prania e deputetit në seancë paraqet rrezik për deputetët, deputeti nuk duhet të marr pjesë në punën e Kuvendit”.

“Në Nenin 2 në paragrafin e ri (2) në fjalinë e dytë, fjalia “në të njëjtën kohë” zëvendësohet me “në afat kohorë prej 32 ditëve”

LSDM-ja akuzon opozitën se po funksionon në mënyrë të sinkronizuar.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja, por edhe e gjithë opozita nuk duan Kuvend funksional dhe vazhdojnë të veprojnë në mënyrë destruktive në dëm të qytetarëve. Kjo është qasje e turpshme dhe e papërgjegjshme. Kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së dhe opozitës”, deklaroi Jovan Mitrevski, Deputet i LSDM-së.

Nuk dihet kur do të thirrjet mbledhja e Komisionit për Çështje të Mandatit, Rregullores dhe Imunitetit. Paritë opozitare kanë vendosur bojkotimin e koordinimit me grupet parlamentare tek kreu i Kuvendit, derisa Talat Xhaferi nuk tërheq propozimin për ndryshimin e Rregullores.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...