Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Temë

Analistët arsyetojnë një koalicion të mundshëm për zgjedhjet lokale mes ASH-AAA e VMRO-DPMNE

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Javën e kaluar nën organizim të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Shkup, u mbajt konferenca “Partitë popullore konservatore ndërtojnë ura drejt ardhmërisë së përbashkët evropiane”, ku përveç tre liderëv, Mickoski, Sela dhe Gashi morën pjesë edhe përfaqësues të partive simotra nga Shqipëria dhe Kosova.

Aleanca për shqiptarët (ASH), Alternativa dhe VMRO-DPMNE mund të bëjnë koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, paralajmëroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Unë dua të bashkëpunojë me njerëz që e mbajnë fjalën dhe këtë momentalisht nuk e shoh te BDI. Pjesëmarrja e Selës dhe Gashit në këtë aktivitet, është hapi i parë drejt ndarjes së vlerave djathtiste në të cilat besojmë. Unë do të doja që ky bashkëpunim i yni të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe pse jo të kulminojë edhe në një koalicion politik para zgjedhjeve lokale”, theksoi Mickoski.

Lideri i ASH-së, Zijadin Sela, i pyetur nëse do të bënte koalicion me VMRO-DPMNE-në, edhe pas asaj që ndodhi më 27 prill të vitit 2017 në Kuvend dhe Sela ishte deputeti ndaj të cilit u ushtrua më së shumti dhunë fizike, ai tha se nuk do ta mbaj peng ardhmërinë e qytetarë për shkak të asaj që ka ndodhur.

Sela shtoi se koalicionet ndërtohen mbi bazën e mirëbesimit ndërsa, kryeministri Zoran Zaev është politikan i cili nuk e mban fjalën e dhënë.

Edhe analistët politik shprehen se zhvillimet e fundit krijojnë përshtypjen për një koalicionim ndërmjet VMRO-së dhe ASH-AAA, sado që në pamje të parë sipas tyre duket si një bashkepunim jo natyral për shkak të së kaluares.

Analisti politik, Sulejman Mehazi për Zhurnal thotë se nëse BDI-ja ka bërë e do bëjë edhe në të ardhmen koalicion me partitë maqedonase sidomos me LSDM, pse mos t’u jepet e drejta edhe partive opozitare shqiptare ASH-AAA të bënin koalicion me VMRO-në.

Sipas tij është shumë normale dhe e logjikshme e aspak e shëmtuar që dhe Zijadin Sela e Afrim Gashi gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale të bashkojnë forcat me partinë e Mickoskit VMRO-në.

“Rrethanat politike në RMV janë ashtu sa që gjatë zgjedhjeve lokale as partitë maqedonase nuk mund të fitojnë pa partitë shqiptare e as partitë shqiptarë nuk mund të fitojnë pa partitë maqedonase. Këtë lojë politike e ka kuptuar që moti Ali Ahmeti, prandaj dhe fiton qytetet shqiptare me anë të LSDM-së. Gëzohemi që më në fund edhe Mickoski, Zijadin Sela e Afrim Gashi e kuptuan se politika kërkon zgjuarësi për të mposhtur kundërshtarët politikë. Mirë që më në fund Zijadin Sela e kuptoi se patriotizëm më i madh i partive politike gjatë garave zgjedhore janë marrëveshjet e koalicionet partiake për mirëqenie stabile politike, sociale, ekonomike, kulturore, kombëtare e fetare. Mickoski, Sela, Gashi duhet ta kenë të qartë se partitë demokratike gjatë zgjedhjeve kërkojnë marrëveshje e koalicione partiake për të fituar pushtetin. Vetëm në këtë menyrë mposhten konkurentët politikë dhe u ndihmojnë qytetarëve, për ndryshe gjithnjë do mbeten e do jenë të humbur e në opozitë”, ka deklaruar për Zhurnal, Sulejman Mehazi, analist.

Analisti politik, Blerim Hyseni për Zhurnal thotë se jemi dëshmitarë se në Maqedoninë e Veriut shpesh ka ndodh koalicionime ndermjet dy ekstremeve.

Ai kujton deklaratat e sekretarit të ASH z.Taravari vite më parë ku ka thënë se konceptualisht janë më të afërt me VMRO-në.

“Por mendoj që ky koalicionim do të jetë më shumë si mënyre përmbysjes së pushtetit sëpari atë lokal për të krijuar besim të ndersjellë, dhe shumë pak ka të bëjë me konceptet dhe vizionin e këtyre subjekteve politike. Sidoqoftë në Maqedoni është dëshmuar se kanë ndodhë kualicione të grupeve të interesit e në këtë rast interesi i të dy opcioneve opozitare është që ti fitojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në mënyrë që të shpëtojnë subjeketet e tyre politike nga ndonjë “terrmet” që do të ishte me pasoja fatale dhe në interes të partive në pushtet. Opinioni te ne thuaj se është mësuar dhe nuk i bën më përshtypje se cfarë thuhet dhe çfarë veprohet sepse praktika dhe veprimi politik e ka dëshmu të kundertën”, ka deklaruar për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...