Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: Paralajmërimet e Mickoskit për demostrata mund të nxisin trazira etnike, ai duhet të dorëhiqet

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Me pranim-dorëzimin e funksionit, ministrat e rinj edhe zyrtarisht e filluan mandatin katërvjeçar. Opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja ka drejtuar kritika ndaj marrëveshjes LSDM-BDI, duke deklaruar se ky koalicon nuk është për përparimin e vendit, por për vazhdimin e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit dhe të njejtit kanë paralajmëruar demostrata për rrëzimin e kësaj qeverie. Kreu i kësaj partie edhe pse para zgjedhjeve tha se do jep dorëheqje nëse humb zgjedhjet, ai ditë më parë tha se nuk do të jep dorëheqje, por paralajmëroi një vjeshtë të nxehtë me demonstrata deri sa të bie kjo Qeveri.

Analisti politik, Selim Ibraimi për Zhurnal ka deklaruar se me protesta Mickoski nuk do të arrij asgjë përpos se do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen me Covid-19 dhe sipas tij mund të nxisin trazira të brendshme etnike.

“Po VMRO-së i duhen ndryshime të mëdha tek pjesa publike se si të përceptohet pro europiane dhe anti ruse. Sadopak Mickoski ka bërë përpjekje po nuk kanë qenë bindëse për ndërkombëtarët se VMRO është tërhequr nga orbita ruse e ndikimit. Me protesta VMRO dhe Mickoski nuk do të arrinë asgjë dhe mund ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen me COVID-19 ose të nxisin trazira të brendshme etnike. Një skenarë i tillë do të ishte i ngjajshëm me atë malazes të tentimit të rikthimit të Rusisë nëpërmes protestave ose forcimit të Kishës Ortodokse. Mickoski ose duhet të japë dorëheqje ose të heq dorë nga metodat radikale”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Nga ana tjetër, Rexhail Ramadani, analist, për Zhurnal thotë se sa i përket protestave të VMRO se mund të jetë arsyeja që të relativizohet humbja në zgjedhjet e fundit.

“Por rezulati shumë i ngushtë është motivi që Vmro të vazhdoje opozitarizmin për të nxitur edhe me tej pakenaqesinë te elektorati dhe për të fituar në zgjedhjet e afërta. Pra koncepti i fitores dhe krijimit të qeverise së re është relativ. Sepse problemet e qytetareve me Pandeminë edhe më tej Janë përkeqësuar, pasoi shtrenjtimi i rrymës, keshtuqë mirëqenia e qytetareve nuk është e volitshme Por edhe qeveria Zaev i premtoi një shportë të madhe dhe nuk tregoi kapacitet as për reformat e premtuara as krijimin e prespektives”, thotë Ramadani.

Ndryshe, edhe opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, qeverinë e re e kanë quajtur “koalicion të mashtrimit” ndërsa kanë paralajmëruar fushatë për demaskimin e këtij mashtrimi dhe kthimin e legjitimitetit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...