Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Analistët skeptik se mund të kemi zgjedhje të parakohëshme pas bllokadës nga Sofja

Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Bullgaria tashmë e ka bërë të ditur vendimin e saj për t’i vërë veto Maqedonisë së Veriut duke e pamundësuar kështu hapjen e negociatave me BE. Maqedonia e Veriut pas vetos së Bullgarisë de fakto do të kthehet në pikën zero ashtu siç ishte rasti edhe me Greqinë dhe tashmë duket se problemi është shumë më i komplikuar dhe zgjidhja nuk duket të jetë afër.

Njohësit e proceseve politike në vend shprehen se edhe përskaj që vendi do të dështon në fillimin e negociatave me BE-në për shkak të Bullgarisë, prap nuk do të kemi zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Analisti politik Berat Azizi për Zhurnal përmend disa arsye se pse vendi nuk do të shkon në zgjedhje parlamentare edhe përkundër faktit që vendi me shumë mundësi nuk do të fillon negociatat me BE-në.

“Në anën tjetër unë mendoj se edhe pas dështimit të qeverisë Zaev për të nisur bisedimet nuk do të shkohet në zgjedhje të parakohshme për shumë arsye. E para qeveria ka arsyetimet e saja se nuk do të bëjë asnjë kompromis në lidhje me emrin dhe identitetin e popullit pa mos dhënë ndonjë shpjegim shtesë se çfarë përmban marrëveshja e fqinjësisë së mire me Bullgarinë, për të cilën pala bullgare akuzon palën maqedonase se nuk ka respektuar marrëveshjen në tërësi. Po ashtu duket se Zaev, nuk ka mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar të cilët nuk janë deklaruar haptas në mbështetje të Maqedonisë në procesin e bisedimeve me Bullgarinë. Si duket mbështetja që kishte Zaev tashmë është zbehur dhe kjo vjen si pasojë edhe e dështimit në fushën e drejtësisë dhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. E dyta zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale që i kërkon opozita nuk janë të favorshme për pushtetin e cila nuk do të lejojë që të shkohet në zgjedhje. Qeveria Zaev është e vetëdijshme se nuk shkohet në zgjedhje pas dështimit të bisedimeve dhe pas situatës së krijuar nga Kovid 19 është e vetëdijshme se do t’i humb zgjedhjet. Prova e parë do të jenë zgjedhjet lokale të cilat do të jenë vendimtare edhe për zgjedhje të parakohshme dhe nëse pushteti humb pushtetin lokal atëherë do të krijohen kushte për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mendoj se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë vitin e ardhshëm, por vetëm atëherë kur shumica do të krijojë një strategji të qartë politike”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Faton Aliti për Zhurnal thotë se me të gjitha gjasat vetoja e Bullgarisë është evidente por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar.

“Nëse i analizojmë deklaratat e zyrtarëve europian lehtësisht vërejmë se Sofia është e vetme në qëndrimin e saj. Prandaj, mendoj se ndonjë ndryshim në qëndrimin e tyre do të ketë por jo para se të mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari sepse partia e kryeministrit Borisov vlerëson se kjo mund t’iu reflektojë në rezultat. Për këtë arsye mendoj se është herët që zhvillimi i kësaj ngjarjeje të ndikojë në ndonjë vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare te ne. Përndryshe, qëndrimi i Bullgarisë ndaj popullit dhe gjuhës maqedonase është i palogjikshëm sepse ç’do popull është krijuar në një kohë të caktuar dhe në rrethana të caktuara. Dikush më herët e dikush më vonë, por asnjë popull nuk u krijua nga Zoti vet”, ka deklaruar për Zhurnal, Faton Aliti, analist.

Kryeministri Zaev gjatë vikendit pas vizitës së tij në Spitalin e Strumicës tha se gjithnjë e më e sigurt është se Bullgaria do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe vendi nuk do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian edhe krahas vendimit pozitiv.
Por, Zaev u shpreh se ai asnjëherë nuk e humb shpresën sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe duke paralajmëruar se një vendim i tillë mund të shkaktojë zhvillim të ngjarjeve të padëshiruara të të dyja palëve.

“Jam i gatshëm dhe e kam përgatitur popullin tim për bllokadë eventuale dhe për veto eventuale. Dhe kjo është më se e sigurt. Nëse themi në përqindje sa, më shumë në përqindje është e sigurt nga ajo të marrim pozitivisht. Por, megjithatë asnjëherë nuk e humb shpresën sepse përgjegjësia është e madhe tek politikanët”, tha kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...