Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni Temë

Analizë: Maqedonia e Veriut po përmbyll rrjetin e gazifikimit – qytetarët do të kenë energji më të lirë dhe ajër më të pastër

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 7 nëntor – Maqedonia e Veriut me seriozitetin më të madh është duke ndërtuar rrjetin e gazit nër vend. Përfundimisht po zhvillohet një projekt kapital, i cili do të ofrojë ndihmën më të madhe për amvisëritë dhe kompanitë, ndërsa do të zhvillojë sektorë të shumtë, shkruan Zhurnal.mk.

Nga mund të furnizohemi me gaz!

Opsionet e deritanishme të furnizimit me gaz janë nga Rusia, i cili gaz vjen përmes Korridorit Ndërkombëtar 8 dhe kalon përmes Ukrainës, Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, si dhe interkonektorin në Aleksandrpulos që ndërlidh Greqinë dhe Bullgarinë, i cili do ta dërgojë gazin përmes Bullgarisë e më pas, kyçjeve të tjera përmes Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria duhet të fillojë ndërtimin e lidhjes me “Rrjedhën Turke”, dhe rrjeti do të jetë gati deri në vitin 2020. Por për këtë nevojiten klientë të qëndrueshëm dhe i vetmi blerës i besueshëm për blerjen përmes Bullgarisë është vetëm Maqedonia. Me fillimin e marrjes së gazit nga “Rrjedha Turke”, pas dërgimit të gazit në Serbi, Bullgaria planifikon edhe ndërtimin e gaz sjellësit për në Maqedoninë e Veriut në vitet e ardhshme.

Maqedonia e Veriut për ta përmbushur nevojat e saj duhet të ketë më së paku 250 milion kub gaz në vit, Maqedonia e Veriut parashikon që blerjen e gazit natyror ta kthej në 1 miliard metra kub, por vetëm me parakushtin që të përparojë ekonomia vendore si dhe të ndërtohet infrastruktura më e mirë në vend.

Tregu i gazit natyror në Maqedoninë e Veriut është liberalizuar në 1 janar të vitit 2015 dhe për momentin funksionojnë tre sisteme më të vogla të gazit natyror. Mirëpo shteti edhe më tej është në kërkim të resurseve të vazhdueshme dhe më të mëdha, përcjell Zhurnal.mk.

Zaev kërkoi lidhje me gaz nga Greqia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vizitën e tij në Greqi bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resoreve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, në muajin Shtator realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të grupacionit “Kopeluzos”, Kristos Kopeluzos, që është aksionar themelues i kompanisë “Gastreid”, ka shprehur interesimin e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e stacionit të lundrimit në Aleksandropolisi për magazinimin dhe gazifikimin e gazit të rrjedhshëm natyror.

Kyçja e Maqedonisë së Veriut në projekt jo vetëm që do të mundëson mbulimin e nevojave vendore, por do të mundësojë dërgimin e gazit në vendet e Evropës qendrore.

Zaev: Jemi të interesuar për terminalin e gazit nga Greqia

Zaev ka informuar se do të inicoje projekte për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandropulos, një projekt që krijon mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit në vendin tonë, i cili do të bëhet një pikë nga ku do të shpërndahet gazi në rajon dhe vendet që do të tregojnë interes.

Edhe amerikanët jan ëtë interesuar që lidhja të bëhet nga Greqia. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Energjetikë dhe Resurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francis R. Fanon, në takimin e tij me Kryeministrin Zaev muajin e kaluar, gjithashtu paralajmëroi se ndërlidhja energjetike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për furnizimin e vendit me gaz natyror do të krijon një treg të qëndrueshëm sa i përket energjetikës mes vendeve të rajonit.

Greqia paraqet rolin e liderit sa i përket infrastrukturës për marrjen e burimeve, lidhja e vendeve më të vogla me një treg më të madh që do të mundësojë përparimin transformues ekonomik të vendit dhe të të gjithë rajonit.

Kosotoja e Maqedonisë së Veriut për t’u lidhur me gazsjellësin në Aleksandropulos do të kushtojë rreth 55 milionë euro, ndërsa 13 milionë euro, mjete të pakthyeshme për këtë projekt janë siguruar nga fondet evropiane, përcjell Zhurnal.mk.

Gazifikimi deri në Gostivar e Tetovë, 65% gati

Kryeministri Zaev së bashku me ministrat Bekteshi dhe Boçvarski kanë inspektuar magjistralen për gazifikim Shkup-Tetovë-Gostivar, ku është konstatuar se me interkonektorin me Greqinë, shteti do të sigurojë furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarur dhe me çmime konkurruese, që është në përputhje me strategjinë afatgjate për energjetike për bashkëpunim rajonal në energjetikë.

Gazifikimi deri në Gostivar e Tetovë

Gazifikimi i gjithë vendit është prioritet i lartë i qeverisë, ndërsa gjatësia e kësaj magjistrale është 86 kilometra, e realizuar deri më tani rreth 66%. Deri më tani janë investuar 29 milionë euro në ndërtimin e kësaj magjistrale, ndërsa dinamikë e punëve të ndërtimtarisë edhe në kushtet e pandemisë, tashmë e ka afruar gazin deri te industria dhe qytetarët, që nënkupton sigurimin e bartjes dhe lidhjes me çmime të ulëta.

Ministri Boçvarski u bëri thirrje vetëqeverisjeve lokale që të jenë të gatshme që gazi të arrijë në amvisëritë dhe ndërmarrjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Blagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

“U bëj thirrje që të përgatiten dhe sa më shpejtë të fillojnë ndërtimin e degëve kyçëse nga komunat deri te tubacioni kryesor i gazit…- deklaroi Blagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Autoritetet pohojnë se Maqedonia në një të ardhme të afërt do të jetë vend transit për gazin natyror për disa fqinjë siç janë – Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

“Kjo do të sigurojë çmime më të lira për industrinë, për biznesmenët, që ata të bëhen më konkurrues. T’i ulin shpenzimet e tyre të furnizimit me energji. Ndërsa në mënyrë shtesë do t’u mundësojë qytetarëve që të furnizohen me gaz natyror- pohoi Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

.

Gazi pastron ndotjen nga ajri

Maqedonia e Veriut ka problem me ndotjen e ajrit, por ngrohtorja qëndrore BEG (Ballkan Energy Group) ka zgjedhur furnizues të mazutit për gjithë sezonin e ngrohjes në rast se mbaron ose dështon furnizimi me gaz. Ndryshe nga gazi, mazuti është ndotës i madh i ajrit. Në rast se nuk ka prej ku të sigurohet gaz, ngrohja qendrore e Shkupit ka mundësinë të punojë me burim energjetik alternativ. Deri rreth një dekadë më parë, ngrohja qendrore operonte vetëm me mazut, por për shkak të ndryshimit të standardeve mjedisore dhe ndotjes së dëmshme të ajrit, kapaciteti ndryshoi teknologjinë dhe u gazifikua.

Ndryshe nga karburanti, gazi nuk është ndotës dhe është më i lirë. Rregulloret e reja lejojnë që objektet e tilla të përdorin energjinë alternative në rast të dështimit ose ndërprerjes së furnizimit me gaz. Kjo është e rrallë, prandaj sistemet e ngrohjes zakonisht rezervojnë sasi të vogla të karburantit në rast se ju ndodh të mbeten pa furnizim me gaz deri në dy javë.

Ligji lejon që vetëm 15 ditë në vit të shpenzojnë mazut në vend të gazit, nëse nuk ka gaz të mjaftueshëm. Në Shkup, “Balkan Energy Group” operon tre sisteme për energji termale– Ngrohtorja Perëndim (Nerez), Ngrohtorja Lindje (Qeramidnica) dhe Ngrohtorja 11 Tetori Kisella Vodë. Spas Ligjit për energjetikë, BEG duhet të sigurojnë karburant alternativ për gazin për 15 ditë pune. Ata duhet të marrin një leje të veçantë nga Ministria e Mjedisit sepse karburanti konsiderohet si një ndotës i rrezikshëm i ajrit.

Kosova do të furnizohet me gaz nga Maqedonia e Veriut

Gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Abdulla Hoti në Shkup, u vendos që dy vendet të lëvizin para në realizimin e projekteve që janë në interes të dy vendeve. “Prishtina do të lidhet me gazin në Shkup, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë që do ta transformojë komplet regjionin dhe më gjërë sa i përket furnizimit me energji dhe stabilitetit të mbarë regjionit”, tha Hoti.

Çmimi i gazit do të bjerë me 20%

Çmimi i gazit do të bjerë me 20 % pasi Maqedonia e Veriut të lidhet me degën e gazit nga Greqia përmes së cilës pastaj do të lidhet edhe Kosova.

Maqedonia e Veriut ka ndërtuar pothuajse të gjithë rrjetin primar të tubacionit, por fazat e ardhshme janë të vështira. Tubat e gazit u vendosën dhe për vite me radhë asnjë gaz nuk qarkullonte nëpër ato.

Në Bullgari, pas hapjes së qendrës ballkanike, ku ka qasje në gaz nga Turqia, por edhe në LNG nga Greqia, çmimi i gazit është ulur me 40 për qind. Të dhënat dhe analizat tregojnë se çdo vend që ndërton infrastrukturë dhe lidhet me korridore të reja mund të presë një kosto më të ulët. Nga lidhja me gaz e Maqedonisë së Veriut me Greqinë vlerësohet se çmimi i gazit do të ulej me 20 për qind. Diversifikimi i burimeve nga të cilat ne furnizohemi me gaz do të rrisë furnizimin dhe çmimi do të ulet. Dega që kemi me Greqinë është thelbësore sepse do të kalojë nëpër vendin tonë dhe do të shkojë në Kosovë.

Maqedonia e Veriut duhet të rezervojë gaz për të ardhmen sepse është energji e lirë dhe këtë mund ta bëjë duke blerë gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Azerbajxhani dhe Izraeli.

Sistemi kombëtar i tubacionit të gazit është i gjatë 204 km, ndërsa ndërtimi i tubacionit primar të gazit në vend është në përfundim e sipër dhe mbetet për të përfunduar edhe tridhjetë kilometra të tubacioneve kryesore të gazit Negotinë – Manastir dhe Shkup – Gostivar me një degë për në Tetovë, shkruan Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...