Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Temë TOP LAJM

Analizë: Mediat maqedonase nuk e respektojnë emrin e shtetit “Maqedonia e Veriut

Shkup, 10 nëntor – Zhurnal.mk – Edhe pse nga 12 shkurti i 2019tës, vendi ynë edhe zyrtarisht u ri-emërua nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe sot pas një viti e gjysmë, emri i ri i cili është vendosur me Kushtetutë, ende nuk respektohet, shkruan Zhurnal.

Emri i ri i shtetit u vendos në përputhje me Marrëveshjen e Prespës që u nënshkrua më 17 qershor 2018 në Prespë.

Pasi që marrëveshaj u ratifikua në parlamentet e Shkupit dhe Athinës, Maqedonia e Veriut më 6 shkurt e nënshkroi protokolin për inkuadrim në NATO.

Por, qëllimisht apo jo, ende disa individë, zyrtarë por edhe mediume maqedonase, nuk e respektojnë Kushtetutën e vendit dhe ende e përdorin emrin e vjetër të shtetit, Maqedoni.

Mediumet maqedonase në përgjithësi gjatë informimit për ngjarjet ditore kur bëhet fjalë për vendin tonë, në disa raste e respektojnë por në disa raste edhe nuk e respektojnë emrin e shtetit të vendosur me Kushtetutë, Maqedoni e Veriut.

Raste të tilla kemi vërejtur edhe me televizione të rëndësishme në vend, sikurse Kanal 5, Telma, si dhe media të tjera sikurse Nova Makedonija, A1on si dhe Pressing TV. Me siguri ka edhe të tjera por këtë radhë hasëm në këto media.

Emri i shtetit Maqedoni e Veriut ka kohë që nuk po respektohet nga mediat. Ato ende shkruajnë “Македонија„ për çfarë do aktiviteti politik.

Shembull kemi televizionin Kanal 5, ku në dy raste që hasëm, përpos se në përmbajtjen e lajmit, ato emrin “Maqedoni” e përdorin edhe në titull si në rastet e mëposhtme: “Maqedonia thyen rekorde me numrin e të infektuarve nga Kovid 19”, si dhe “Bullgaria me tre kushte për kornizën negociuese për Maqedoninë”.

E njejta ndodhë edhe me televizionin Telma, ku në titullin e lajmit shkruhet: “Bullgaria sot e bllokoi Maqedoninë në Bashkimin Evropian”

Për të njejtin lajm gjithashtu emrin “Maqedoni” e përdorë edhe gazeta e njohur maqedonase “Nova Makedonija”. Ata shkruajnë: “Maqedonia e mori bllokimin e parë nga Bullgaria”

Kushtetutën nuk e respektojnë madje as mediat online. Raste të tilla kemi me A1on dhe Pressing TV, kjo e fundit me orientim pro VMRO-DPMNE, me të cilën deri diku nuk habitemi për mos respektimin e emrit të shtetit.

Ndryshe emrin e shtetit që nga shkurti i vitit të kaluar e deri më sot gjithashtu nuk po e respektojnë as aktorët politik dhe funksionarët me orientim pro VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNE në çdo kumtesë emrin e shtetit e theksojnë Maqedoni dhe asnjëherë nuk e kanë pranuar emrin e ri të shtetit “Maqedoni e Veriut”.

Madje Mickoski pati paralajmëruar se nëse fitojnë zgjedhjet e sivjetshme, dhe nëse siguronte 80 vota në Parlament, do ta kthente emrin e vjetër të shtetit.

Sipas marrëveshjes së Prespës, gjithashtu Maqedonia e Veriut duheshte të shtypë pasaporta të reja me emrin e ri. Edhe tabelat e regjistrimit të automjeteve duheshte të jenë të reja, si dhe banknotat të cilat ishte paraparë që me emrin e ri të shtypen në fillim të këtij viti por ja që viti tanimë po përfundon dhe banknotat vazhdojnë të ngelen të vjetrat.

Ndryshe, për mos respektimin e Kushtetutës, parashihet dënim me më së paku 3 vite burg.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...