Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Anëtari i Presidencës së Bosnjës kërkon seancë për njohjen e Kosovës

Anëtari kroat i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, kërkoi që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kreut Kolektiv të Shtetit mbi propozim-vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Millorad Dodik, anëtar serb i Presidencës, kërkoi që po nesër të zhvillohet një seancë, ku do të diskutohej nisma për zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të mërkurën, në Bosnje arrin zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili do të takohet me anëtarët e Presidencës.

Dodik tha të martën në Mostar se Palmer është i informuar rreth nismës për zhvendosjen e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem. Komshiq tha se ky paralajmërim është “hipokrizi” dhe se në Bosnjë nuk ka njeri që është më kundër interesave amerikane sesa Dodiku.

Dodik është nën sanksione të SHBA-së qysh në vitin 2017 për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës për të ndaluar organizimin e një referendumi.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...