Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Angellov: Për momentin nuk ka nevojë për aktivizimin e spitalit “Malla Bogorodica”

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Drejtori i Shtabit të Krizës pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se për momentin nuk ka nevojë për aktivizimit e Spitali “Malla Bogorodica”, që ka kapacitet prej 100 shtretërve për pacientë me Covid-19.

“Institucionet e Shëndetit Publik që janë në funksion të kovid-qendrave për momentin kanë në dispozicion numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe për momentin nuk kemi nevojë të patjetërsueshme për akomodim në objektin e vjetër të Sistinës. Ka mundësi që të paraqitet nevoja për aktivizim të këtij spitali, në këtë rast Shtabi Kryesor do të merr vendim të menjëhershëm. Për momentin Shtabi pret kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë, për formalizim të bashkëpunimit me institucionet private shëndetësore”, tha Angellov duke shtuar se për momentin ka më shumë se 200 krevate të lira në të gjithë vendin, dhe më shumë se 40 krevate vetëm në Shkup.

Angellov tha se po vazhdojnë punimet për vendosjen e sistemit të oksigjenit dhe pajisjeve tjera për trajtim të pacientëve me Covid-19.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...