Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Anija turke i afrohet Greqisë më pranë se kurrë, Athina në alarm

Përshkallëzohet akoma më shumë situata mes Greqisë dhe Turqisë për kufirin detar.

Mediat greke shkruajnë se anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve.

Lundrimi i anijes turke të kërkimit ngre pikëpyetje në lidhje me rrjedhën e flotës turke dhe qëllimin e Ankarasë për të dërguar “Oruc Reis” edhe më afër Kastelorizo” shkruan Protothema.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare greke është duke monitoruar minutë pas minute lëvizjen e “Oruc Reis” në zonën e shelfit kontinental. Por Turqia thotë se anija kërkimore mund të arrijë deri në një distancë prej 6.5 milje nga Kastellorizo.

Kështu Erdogan sfidon Greqinë duke pretenduar hapur se Athina nuk ka të drejtë që të shtrijë ujërat territoriale 12 milje detare, por vetëm 6. Një “Tetor i kuq” në marrëdhëniet greko-turke, me Ankaranë që vijon që të përshkallëzojë tensionin.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...