Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Antikorrupsioni: Ka lëshime në ligjet e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Komisioni Anti-korrupsion kërkon hapjen e debateve për rishikimin e rregullave, për shkak se ka lëshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për ndërmarrje publike që lejojnë pa dënim të mbesë emërimi apo shkarkimi i ushtruesve të detyrës si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror.

Anëtari i Komisionit Anti-korrupsion, Nuri Bajrami në mbledhjen e 40-të e elaboroi lëndën për emërimin e ushtrues detyrës të drejtorit në ndërmarrjen publike në Komunën e Lozovës, pa publikuar shpallje, dhe kërkoi të hapet debat në lidhje me këtë çështje.

“Pas informacioneve në Komunën e Lozovës, fenomeni vazhdon. Personi në këtë NP është emëruar nga kryetari i komunës dy herë si ushtrues detyre, pa u respektuar rregullat nga Ligji për qeverisje lokale dhe Ligji për ndërmarrje publike”, tha Bajrami.

Në pyetjen se komisionit pse nuk është shpallur konkurs, drejtori sqaron se komuna është mjedis rural dhe nuk ka person që në mënyrë të plotë i përmbush kushtet.

“Në këto ligje nuk janë paraparë dënime për mospublikimin e konkursit”, tha Bajrami.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...