Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Anulohen dy seanca për rastin “TNT”

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Seanca e sotme gjyqësorë për rastin “TNT” nuk do të mbahet për shkaqe shëndetësore të prokurorit kompetent, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Është anuluar edhe seanca e ardhshme, e cila ishte caktuar për 11 nëntor, për çka tashmë janë njoftuar edhe palët.

Nga Gjykata Penale njoftojnë se seanca do të vazhdojë pasi të krijohen kushte dhe se publiku do të informohet me kohë.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në këtë rast janë të akuzuar disa persona, në mesin e të cilëve ish ministri Mile Janakieski, ish-kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...