Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Apeli konfirmon vendimin: Vetëm 4 vite burg për Boban Iliqin

Kumanovë, 1 shtator – Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin për ta ulur në vetëm 4 vite burg dënimin për Boban Iliqin, i cili e shkeli me makinë 4 vjeçarin, Almir Aliu, më 26 qershor të 2016-ës, pas një zënke banale mes tij dhe babait të viktimës.

Vonesën e publikimit të vendimit, për uljen e dënimit nga gjashtë në katër vjet nga Apeli e arsyetojnë me pushimet e verës dhe pandeminë Covid që ndjeshëm ka bllokuar punën e të gjitha gjykatave.

Fillimisht, Iliq u akuzua për “vrasje me paramendim“, por akuza më pas u rikualifikua si “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”./KlanM

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...